Mbyllet ‘Autostrada e Grafitit', atraksioni turistik shpallet i rrezikshëm

Mbyllet ‘Autostrada e Grafitit', atraksioni turistik shpallet i rrezikshëm

13:33, 08/04/2020
A+ Aa A-

‘Autostrada e Grafitit’ në Pensilvani, një pjesë rruge e braktisur që është bërë një atraksion turistik jo zyrtar, është mbuluar me dhe për të larguar vizitorët.

Rruga ka një histori shumëngjyrëshe. Ajo u mbyll ne 1993 për shkak të dëmtimit nga një zjarr qymyri, që kishte më shumë se 50 vjet që digjej nën qytet.

Shteti thotë se zona është tejet e rrezikshme, por kjo nuk i ka ndaluar njerëzit që të vijnë për të parë grafitin me të cilin artistët e rrugës e kanë mbuluar.

Pavarësisht numrit të madh të turistëve që e vizitojnë atë, rruga po mbyllet nën arsyen se nuk është më e sigurtë dhe ka qënë objekt i shumë zjarreve të nisura nga vizitorë.

 Një vendim i trishtë ky për adhuruesit e këtij arti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco