Whatsapp në luftë me keqinformimin rreth koronavirusit, merr masa strikte

Whatsapp në luftë me keqinformimin rreth koronavirusit, merr masa strikte

11:42, 08/04/2020
A+ Aa A-

WhatsApp po mundohet të ndalojë përhapjen e keqinformimit rreth koronavirusit duke vënë ndalime të reja.

Aplikacioni nuk do të lejojë më që një mesazh të dërgohet shumë herë në persona të ndryshëm.

Limiti i herëve që një mesazh mund të dërgohet te të tjerët është 5. Nëse ky limit kalohet, aplikacioni nuk do ta lejojë dërgimin.

Këto janë limitet më të rrepta që WhatsApp ka përdorur ndonjëherë.

Aplikacioni ka qënë duke bërë më strikte rregullat gradualisht. Dy vjet më parë një mesazh mund të dërgohej deri në 250 herë.

Këto masa të rrepta janë bërë për të ndaluar keqinformimin e një numri shumë të madh njerëzish rreth koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco