Familja më e madhe në Britani rritet akoma, mirëpret fëmijën e 22-të gjatë pandemisë

Familja më e madhe në Britani rritet akoma, mirëpret fëmijën e 22-të gjatë pandemisë

13:58, 06/04/2020
A+ Aa A-

Prindërit e familjes më të madhe britanike kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të 22-të.

Çifti ende nuk ka zgjedhur një emër për fëmijën, e cila është e vajza e tyre e 11-të.

Nëna tha për the Sun: “Unë isha më e frikësuar se kurrë, kur shkova në spital, për shkak të gjithçkaje që po ndodh me virusin. Isha shumë e trembur që nuk do ta lejonin tim shoq të rrinte me mua.”

Mamaja tregon se kjo lindje ishte më e çuditshmja, por dhe një nga eksperiencat më të mira që ka pasur në jetë.

“Ne nuk kemi gjetur ende asnjë emër, por nuk mund ta regjistrojmë tani për shkak të koronës.”

Sue, mamaja e 22 fëmijëve, ka kaluar më shumë se 800 javë të jetës së saj shtatzënë, pasi lindi fëmijën e saj të parë në moshën 14 vjeçare.

Noel, babai, bëri një vazektomi pas fëmijës së 9-të, por më vonë bëri ndërhyrje kirurgjikale për ta kthyer mbrapsht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco