Gruaja detyrohet nga karantina, ja si është të jetosh me ishin tënd

Gruaja detyrohet nga karantina, ja si është të jetosh me ishin tënd

13:15, 03/04/2020
A+ Aa A-

Një grua ka treguar se është detyruar të jetojë me ishin e saj për shkak të pandemisë.

Gruaja 38 vjeçare ka një fëmi me ish të dashurin e saj dhe kjo ishte arsyeja që ajo u detyrua të jetonte me të. Pasi pandemia mbylli zyrën ku ajo punonte dhe shkollën e djalit, ajo u përball me punën nga shtëpia dhe shkollimin e të birit.

Duke qënë se ajo nuk po arrinte dot t’i bënte këto të dyja, zgjodhi alternativën e vetme dhe u kthye të jetonte me babain e fëmijës së saj.

Ajo tregon për disa nga veset e tij që ajo nuk i duron dot:

“Më acaron që ai nuk i fshin duart kur gatuan dhe lë shenja ushqimi në derën e frigoriferit. Nuk pastron banjon, pasi qethet. Jastëkët dhe batanijet e tij janë gjithashtu shumë cilësi e keqe.”

Por problemi i saj më i madh është mënyra si ai disiplinon fëmijën e tyre 5 vjeçar:
“Ai nuk e disiplinon atë sa duhet, e toleron për shumë gabime të tij. Unë jam më e rreptë dhe ai më nxjerr mua si ‘prindin e keq’ kështu.”

Ajo tregon se dhe ai ka vese të saj që nuk i duron dot, duke cilësuar faktin që ajo flet shumë dhe tregon shumë pak interes për të, kur ai flet si veset më të bezdisshme.

Në total gruaja pranon se ky ishte një vendim i mirë dhe se nuk do t’ia kishte dalë dot karantinimit e vetme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco