Gjermanët i kthehen traditës, shijojnë kinematë verore për të shmangur infektimin me COVID-19

Gjermanët i kthehen traditës, shijojnë kinematë verore për të shmangur infektimin me COVID-19

15:21, 31/03/2020
A+ Aa A-

Qindra gjermanë i janë kthyer së shkuarës dhe kanë zgjedhur të evitojnë kinematë për t’i zëvendësuar me kinema verore, ku filmin e shijon nga rehatia e makinës.

Kjo alternativë është zgjedhur për të ndihmuar sadopak në distancimin social dhe për të shmangur infektimin e mundshëm me COVID-19 në salla të mëdha dhe plot me njerëz si ato të kinemave të mbyllura.

Në kinematë verore bileta blihet online dhe në makina lejohen vetëm 2 persona, kështu që është një aktivitet shumë i sigurt.

Kjo erdhi pasi Gjermania tha se do të testonte 200,000 individë duke ndjekur kështu shembullin e Koresë së Veriut.

Që tani Gjermania është shteti europian që ka kryer më shumë testime për koronavirusin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco