VIDEO/Reagimi prekës i djalit autik dhe të shurdhër, të panjohur nga e gjithë bota i dërguan kartolina

VIDEO/Reagimi prekës i djalit autik dhe të shurdhër, të panjohur nga e gjithë bota i dërguan kartolina

15:26, 29/03/2020
A+ Aa A-

Një djalë i vogël autik dhe i shurdhër, i cili nuk ka asnjë shok, u surprizua me më shumë se 700 kartolina ditëlindje të dërguara nga të panjohur përreth gjithë globit.

Natasha James, 33 vjeç, publikoi një postim në Facebook, për të parë nëse ndokush do t’i dërgonte djalit të saj, Dylan, një kartolinë për ditëlindjen e tij të 9-të.

 Pasi u largua nga shkolla për shkak të gjendjes së tij, më shumë se një vit më parë, Dylan humbi kontaktet me të gjithë nxënësit e tjerë, teksa kaloi 9 muaj duke marrë trajtim mjekësor në Londër.

Natasha thotë se ata u mahnitës nga mali i kartolinave që nuk kishte të mbaruar. Ato vazhdonin të vinin në postë edhe kur bota filloi karantinën.

Dylan e kaloi pjesën më të madhe të ditëlindjes së tij në 26 mars, duke hapur 714 kartolinat, teksa e ëma filmonte reagimet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco