Koronavirusi u anullon dasmën 30,000 paundë, ndërrojnë unaza qepe në një fast food

Koronavirusi u anullon dasmën 30,000 paundë, ndërrojnë unaza qepe në një fast food

13:41, 29/03/2020
A+ Aa A-

Një çift, dasma 30,000 paundë e të cilëve u anullua 18 orë para ditës së madhe për shkak të pandemisë kanë zbuluar se kanë shkëmbyer unazat në një fastfood.

Laura Acton, 25 vjeç dhe Adam Vuds, 32 vjeç, përdorën unaza qepe të porositura në Burger King si simbol të dashurisë së tyre.

Ata kishin 4 vjet që kursenin për dasmën e tyre, por ajo u anullua për shkak të virusit.

Në vend që të festonin me miqtë dhe familjen e tyre, çifti zemërthyer u detyrua ta kalonte dasmën në një fast food, ku si unaza patën ato të qepës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco