Covid -19 / Shtresa e ozonit drejt rikuperimit

Covid -19 / Shtresa e ozonit drejt rikuperimit

14:02, 27/03/2020
A+ Aa A-

Ekspertët kanë konfirmuar se shtresa e ozonit po vazhdon të ‘shërohet, sipas një studimi që tregon se rikuperimi i kësaj shtrese është akoma në progress.

Mburoja mbrojtëse është një molekulë inorganike që ekziston në një shtresë të stratosferës dhe është përgjegjëse për të përthithur rrezet ultravjollcë, të cilat janë të dëmshme për njerëzit dhe planetin.

Ky është lajm i mirë , sepse jo vetëm jemi të mbrojtur por ja kemi dalë të menaxhojmë disa nga dëmet që kemi shkaktuar.

Udhëheqësi i këtij studimi të fundit, Antara Banerjee u shpreh:

“Ky studim tregon provat e efektivitetit që ka Protokolli i Montrealit. Jo vetëm që ky trakt nxiti shërimin e shtresës së ozonit por është duke shkaktuar ndryshime në modelet e qarkullimit të ajrit në hemisferën jugore”.

Protokolli i Montrealit është një marrëveshje e shteteve për të marrë masa për të ndaluar përdorimin e substancave të ozonit, të njohura si ODDSs.

Banerjee shtoi se sfida në këtë studim është të provojnë hipotezën se rikuperimi ozonit po shkakton këtë qarkullim të atmosferës.

Megjithatë shkencëtarët paralajmërojnë se dioksidi i karbonit i shkaktuar nga njeriu dhe ndryshimet klimaterike mund të ndryshojnë rrjedhën, prandaj këmbënguljet për të rritur ndërgjegjësimin mbi atë çka njeriu po i bën natyrës rriten cdo ditë e më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco