Njerëzit i luten Shën Koronës/ Historia e shenjtores së epidemive

Njerëzit i luten Shën Koronës/ Historia e shenjtores së epidemive

09:00, 27/03/2020

Në këto kohë të vështira, njerëzimi po përpiqet që të gjejë ngushëllim sa të mundet dhe ku të mundet. Besojeni ose jo, në Gjermani dhe jo vetëm po flitet për një shenjtore, të quajtur Shën Korona.

Në fakt, shenjtorja thuhet se i mbron njerëzit nga epidemitë. Një katedrale në qytetin Aachen në Gjermani, po bëhet gati që të ekspozojë koleksionin për Shën Koronën.

Por si është historia e kësaj shenjtoreje?

Thuhet se ajo është një martire e krishterë, e cila mendohet se u vra nga romakët gjatë sundimit të Mark Aurelit, këtu e 1800 vjet më parë. Ajo u vra në Siri për shkak se kaloi në besimin e krishterë.

Ende nuk dihet se përse ajo njihet si mbrojtësja ndaj epidemive, por me shumë gjasë e ka marrë aksidentalisht këtë vlerësim. Në të vërtetë spekulohet se ajo është shenjtorja që mbron kërkuesit e thesareve. Korona do të thotë kurorë dhe koleksioni i saj është plot me relike ari të shtrenjta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Jo 27/03/2020 09:37

https://www.catholic.org/saints/saint.php?saint_id=1968 Kisha Katolike, te ciles i perket, nuk e njeh si shenjte te semundjeve apo epidemive.

Shto koment

Denonco