Britanikët ngatërrojnë kafshët me fëmijët, të dhënat tregojnë se përdorin të njëjtat emra

Britanikët ngatërrojnë kafshët me fëmijët, të dhënat tregojnë se përdorin të njëjtat emra

14:23, 26/03/2020
A+ Aa A-

Pronarët e kafshëve në Britani kanë po aq mundësi ti quajnë qentë apo macet e tyre me emra si Popi, Maks apo Alfi sa të quajnë fëmijët me po këta emra.

Emra si Molli, Rozi dhe Rubi po kryesojnë tani mbi emra më tradicionalë për kafshët si Reks apo Rover.

Kjo do të thotë se 9 nga 10 emrat më popullorë për kafshët janë përdorur edhe për fëmijët.

Të dhënat tregojnë se në listën e 20 emrave më popullorë për qentë 14 janë dhe më popullorët për foshnjat. Ndërsa te macet 11 nga 20.

Bela ishte emri më popullorë për qentë vjet dhe i dyti për macet. Ishte gjithashtu I 50-ti për foshnjat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco