Pronari nuk paguan punonjësit, i mbushin muret e lokalit me grafiti

Pronari nuk paguan punonjësit, i mbushin muret e lokalit me grafiti

12:23, 25/03/2020
A+ Aa A-

Pandemia ka detyruar shumë biznese të mbyllen duke i futur pronarët e tyre në probleme ekonomike.

Një lokal në Londër po përjeton pikërisht këtë situatë, pasi u detyrua të mbyllet nga urdhri i qeverisë.

Pronari, që pas mbylljes se lokalit, ka deklaruar se nuk do t’i paguajë punëtorët për shkak të vështirësive financiare.

Por duket se punonjësit nuk kanë rënë aspak dakord me këtë pasi lokali i tij është mbushur me graffiti që i kërkojnë atij të bëjë veprimin e duhur.

Në mure shkruhet “Paguaj!” dhe “Paguaj stafin”.

Filialet e lokalit kanë më shumë se 40,000 punonjës, të cilët mund të mos marrin asnjë pagesë deri në prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco