Britani/ Blerës egoistë shtiren si staf mjekësor dhe zënë vendet e rezervuara për ta në dyqane

Britani/ Blerës egoistë shtiren si staf mjekësor dhe zënë vendet e rezervuara për ta në dyqane

14:09, 23/03/2020

Blerës egoistë në Britani shtiren si infermierë dhe shkojnë në dyqane në orët e para të mëngjesit, të rezervuara zakonisht për stafin mjekësor, në mënyrë që të shmangin rradhët e krijuara gjatë orëve të tjera të ditës.

Doktorë, infermierë dhe punonjës të tjerë që punojnë pa pushim për të luftuar krizën e koronavirusit, u përballën me një rradhë 600 metra në një dyqan ditën e djeshme. Sicc merret me mend, asnjë rregull i distancimit social nuk ndiqej.

Klientë, të cilëve nuk u lejohet të shkojnë në dyqane në orët e rezervuara për stafin, u panë teksa zinin vend në rradhën e gjatë.

Shumë prej tyre u ndaluan nga rojet, por kishte shumë prej të cilëve ia dolën të zinin e rradhën e rezervuar për stafin mjekësor që po stërmundohet në këtë kohë krize dhe ka vetëm orët e para të mëngjesit të lira për pazar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco