Socializimi në kohën e koronavirusit, ja këshillat e ekspertes

Socializimi në kohën e koronavirusit, ja këshillat e ekspertes

13:46, 16/03/2020
A+ Aa A-

Pandemia e koronavirusit ka detyruar të gjithë njerëzit të vetë-izolohen. Duke qënë se ky stil jete është shumë ndryshe nga më parë, reporterja e teknologjisë Maggie Philbin ka dhënë disa këshilla për Daily Mail, se si të ruajmë lidhjet sociale pa dalë nga shtëpia.

Lojërat elektronike

Një lojë në ekip është një mënyrë shumë argëtuese për të kaluar kohë me miqtë, pa u takuar me ta. Madje shumë lojëra janë të përshtatshme dhe për moshat e thyera, kështu që mund tu bëni shoqëri dhe atyre.

Klasa mësimi online

Mund ta përdorni kohën e vetë-izolimit për të mësuar diçka të re. Duke filluar që nga tutorialet 30 minutshe për aftësi kompjuterike e deri te mësimi i një gjuhe të re, kjo kohë mund të jetë tejet productive. Bëjeni mësimin argëtues dhe ftoni dhe miqtë tuaj në këtë aktivitet.

Fitnes në shtëpi

Ndiqni kanale në youtube për pak frymëzim për ushtrime virtuale dhe ndiqini ato, teksa flisni me kamera me miqtë tuaj. Do të ndiheni si të ishit ende në palestër.

Eksperienca të reja

Mos shikoni të njëjtat gjëra në televizor apo online, por zgjidhni një serial që nuk e keni parë. Ftoni miqtë tuaj ta ndjekin atë gjithashtu dhe komunikoni së bashku, teksa e shihni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco