Burri i dhuron një vajze për transplant krahët e tij, ata marrin ngjyrën e lëkurës së saj

Burri i dhuron një vajze për transplant krahët e tij, ata marrin ngjyrën e lëkurës së saj

13:41, 13/03/2020
A+ Aa A-

Shreya Siddanagowder humbi të dyja duart e saj në një aksident në moshën 18 vjeçare, por tashmë, falë një transplanti, ajo i fitoi sërish ato.

Problemi i vetëm është se dhuruesi i saj ishte një burrë.

Të gjithë menduan se ky transplant do t’ia bënte jetën asaj edhe më të vështirë, duke qënë se krahët ishin shumë të mëdhenjë për të, në një ngjyrë më të errët lëkure dhe me shumë qime.

Por pas transplantit, diçka e papritur ndodhi.

Krahët e Shreyas filluan të merrnin një ngjyrë më të përafërt me pjesën tjetër të trupit të saj dhe qimet filluan të dilnin në një ngjyrë të hapyr.

“Tani askush nuk e dallon që ata janë krahë burri,” thotë Shreya e lumtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco