VIDEO/ Shqiptarët i bëjnë këngë koronavirusit, ja vargjet epike të...

VIDEO/ Shqiptarët i bëjnë këngë koronavirusit, ja vargjet epike të...

11:56, 13/03/2020
A+ Aa A-

Në një kohë kur vendi është izoluar pothuajse totalisht si pasojë e koronavirusit, nuk mungojnë as këngët me humor, siç është ajo e dy vëllezërve rapsodë Lleshi.

Përmes çiftelisë dhe muzikës, ata kanë vendosur që të thurin vargje me humor, ndërsa iu bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në larjen e duarve, duke ironizuar paska dhe me masat e ndërmarra nga ana e qeverisë.

Po ashtu përmes vargjeve ata kanë ilustruar edhe rritjen e çmimeve të maskave, që tashmë në farmaci mund të gjenden vetëm me mik.

Pjesë nga vagjet e këngës:

Nga Kina e Mao ce Dunit na ka ardhur virusi i fundit

Na ka ardhur virus korona spo na lë në hallet tona

Mos me çu dorën ku sduhet, mos me u kru as kur të kruhet

Na ka ardhur virus korona, vend nuk ka në farmacitë tona

Rrisin çmimet pikë më pikë, maska gjen vetëm me mikë

Nëpër studio nis vaji

Krejt virusit ja lënë fajin…

Jemi popull me traditë, nga virusi s’kemi frikë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco