Djaloshi përfiton ng koronavirusi, u merr para shokëve që të përdorin dizinfektantin e tij

Djaloshi përfiton ng koronavirusi, u merr para shokëve që të përdorin dizinfektantin e tij

12:27, 12/03/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi ka shkaktuar panik kudo dhe ka bërë që njerëz të ndryshëm të përballen me të në mënyra të ndryshme.

Disa kanë vendosur të vetë-izolohen dhe të qëndrojnë sa më larg turmave.
Ndërsa disa të tjerë kanë marrë masa më drastike dhe kanë blerë dhjetëra produkte higjiene.

Por një djalë adoleshent ka vendosur të përdor këtë mundësi për të fituar disa para shtesë.

Mamaja e 7 fëmijëve, Xheni Tompkins, ndau në rrjete sociale të mërkurën lajmin se djali i saj adoleshent ishte kapur duke u marrë para shokëve për të përdorur dizinfektantin e tij.

13 vjeëari u pezullua nga shkolla për veprimet e tij.

Adoleshenti i kishte shpenzuar paratë e fituara për disa ëmbëlsira dhe pavarësisht se në rrjete sociale u prit me të qeshura, shkolla e tij mori masa kundrejt veprimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nikita12/03/2020 13:35

..duhet te kete ndonje dell gjirokastriti ky..

Shto koment

Denonco