Suksesi i çiftit/ Si krijuan biznesin nga një ide që u lindi në plazh

Suksesi i çiftit/ Si krijuan biznesin nga një ide që u lindi në plazh

15:30, 11/03/2020
A+ Aa A-

Nikola Gunby dhe i dashuri i saj Jason Iliffe nuk dinin se çtë bënin me jetët e tyre, kështu që ata vendosën të paketonin plaçkat dhe të udhëtonin botën.

Plani i tyre ishte që të zbulonin hapin e tyre të rradhës, teksa eksploronin vende të ndryshme të globit, por ata nuk ia kishin idenë që ideja perfekte do tu vinte kur po bënin banjo dielli në plazhet me diell të Australisë.

Gjatë vizitës së tyre artistja e makeup-it, Nikola, hasi vështirësi në gjetjen e klientëve, pasi at nuk njihnin askënd aty.

Kjo e bëri atë të mendohej dhe shumë shpejt çifti krijoi një ëebsite që i lejon parukieret apo artistët e makeup-it të krijojnë profile online, ku klientët mund t’i kontaktojnë.

Ai lidh klientë të mundshëm me artistë të pavarur.

Nikola thotë: “Ne pamë një boshllëk në treg dhe e plotësuam.”

Puna e tyre është shpërblyer dhe tani në rrjetin e tyre janë regjistruar 2000 profesionistë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco