Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Orteku shpëton alpinistin, zbut rënien e tij prej 180 metrash

Orteku shpëton alpinistin, zbut rënien e tij prej 180 metrash

14:59, 11/03/2020
A+ Aa A-

Një alpinist, i cili ra rreth 180 metra në një mal të Lake District iu arratis vdekjes pasi një ortek i mëparshë i zbuti rënien dhe e ndaloi kështu të binte poshtë një shkëmbi.

Richard Tiplady, 53 vjeç, vuan nga një qafë dhe brryl i thyer, por ishte në gjendje të kontaktonte shpëtuesit e tij, të cilët e gjetën një orë pas rënies.

Dëmtimet e tij ishin aq të rënda sa ai dukej sikur ishte ngrënë nga një luan mali.

Alpinisti me eksperiencë kishte qënë duke kërkuar për një shteg, kur ra.

Ai tregon se ishte përpjekur ta parandalonte rënien, duke ngulur shtizën e tij të alpinizmit në akull, por fatkeqësisht i ishte lëshura dora.

Alpinisti ka një frakturë në qafë, ka thyer brrylin, dëmtuar kockën te kyçi i tij dhe vuan nga 3 goditje në kokë, të cilat kërkojnë më shumë se 60 penjë për tu qepur.

Fatmirësisht historia e tij pati një fund të lumtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco