Ylli në formë loti zbulohet 1500 vite dritë nga Toka, tërhiqet nga ylli xhuxh

Ylli në formë loti zbulohet 1500 vite dritë nga Toka, tërhiqet nga ylli xhuxh

14:24, 11/03/2020
A+ Aa A-

40 vjet pas krijimit, shkencëtarët zbulojnë një yll të rrallë që pluskon vetëm në një anë, 1500 vite dritë larg Tokës.

I njohur si HD74423, ylli unik është rreth 1.7 herë më i madh se Dielli dhe shoqërohet nga një objekt qiellor i kuq.

Për shkak se objektet qiellore janë shumë afër, ‘xhuxhi’ i kuq ndryshon pluskimin e yllit me tërheqjen e tij gravitacionale. Kjo e tërheq atë, duke e bërë atë të ketë një formë loti.

Yjet pluskuese janë bërë të njohur për astronomët prej një kohe goxha të gjatë. Por yjet që njihen, pluskojnë nga të dyja anët.

“Kam kërkuar për një yll të tillë prej 40 vitesh dhe më në fund e gjetëm,” u shpreh shkencëtari në krye të studimit.

Pavarësisht se ky është ylli i parë i gjetur i tillë, shkencëtarët besojnë se ka edhe shumë të tjerë të ngjashëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco