Shtëpia e zgjuar e së ardhmes, ja si do të jetojmë në vitin 2050

Shtëpia e zgjuar e së ardhmes, ja si do të jetojmë në vitin 2050

14:00, 11/03/2020
A+ Aa A-

Me asistentë të aktivizuar nga zëri, robotë dhe llamba që kontrollohen me fjalë, mund të duket se shtëpitë tona që tani janë tepër futuriste.

Por në 30 vitet në vazhdim, pritet një zhvillim edhe më i madh, me softëare që njohin fytyrat dhe postera që mund të fillojnë të luajnë filma.

Në një studim të bërë nga prodhuesitë e mobiljeve Arlo and Jacob shihet se çdo të bëhet me teknologjinë në shtëpitë tona, deri në vitin 2050.

Ja në ç’përfundim arritën ata:

1.Divanë të personalizuar që në vitin 2040: Rehatia do të jetë pika më e rëndësishme në modelimet e së ardhmes, me divanë që bëhen sipas çdo preference të klientit. Fortësia e jastëkut, pozicioni që ju duhet të mbani, etj do të merren parasysh.

2.Xhama të zgjuar që në vitin 2030: Siguria në shtëpia do të ndryshojë shumë, kur xhamat e dritareve të bëhen të zgjuar dhe të ndryshojnë nga e bardhë në të mjegulltë, me një prekje.

3.Siguri në dritare që në vitin 2030: Dritaret do të kenë një sistem sigurie, i cili i detyron të mbyllen kur personi del nga shtëpia.

4. Realiteti virtual që në vitin 2030: Realiteti virtual do të jetë pjesë e përditëshmërisë, me vepra arti të tila, mure dhe tavane të tëra të ndërtuara me të.

5. Pasqyar të zgjuara që në vitin 2040: Pasqyrat do të shndërrohen në stilistë personalë që ofrojnë sugjerime veshjesh dhe aksesorësh, bazuar në zgjedhje të mëparshme, garderobën tuaj, orarit te ditës dhe motin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco