Dragoi Komodo femër lind 3 fëmijë pa asnjë partner

Dragoi Komodo femër lind 3 fëmijë pa asnjë partner

15:01, 10/03/2020
A+ Aa A-

Çarli, një dragua Komodo në kopshtin zoologjik Çatanua në Tenesi,  ka lindur 3 pasardhës pa pasur nevojë për një mashkull.

Fenomeni quhet partenogjenezë dhe është ekstremisht i rrallë: vetëm 70 vertebrorë, që është rreth 0.1% e të gjithëve.

Për ta vërtetuar këtë fenomen të rrallë, stafi i kopshtit zoologjik i bëri zvarranikëve një test ADN-je, i cili vërtetoit hipotezat e tyre.

Dragonjtë Komodo janë një specie që mund të riprodhohet seksualisht dhe me anë të partenogjenezës, për shkak se ata jetojnë më së shumti të izoluar në pyll dhe janë bëhen shumë agresivë për t’iu afruar.

Ky fenomen ndodh kur një vezë, në vend të spermës, fertilizon një vezë tjetër. Procesi biologjik i prodhimit të një qelize vezë prod. Procesi biologjik i prodhimit të një qelize vezë prodhon një trup polar, i cili përmban një kopje të ADN-së së vezës.

Normalisht trupi polar tkurret dhe zhduket. Në rastin e Komodove trupi polar vepron si spermë dhe fertilizon vezën.

Femra Komodo ka kromozome seksi WZ, ndërsa mashkulli ZZ. Në këtë riprodhim nëna mund të krijojë vetëm çifte WW dhe ZZ, por duke qënë se WW nuk janë të gjalla, çdo pasardhës është mashkull.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco