'Bukuria është liri', të rinjtë koreano-veriorë vënë makeup për tu kryengritur ndaj shtetit

'Bukuria është liri', të rinjtë koreano-veriorë vënë makeup për tu kryengritur ndaj shtetit

13:44, 10/03/2020
A+ Aa A-

Aktorja aspirante Nara Kang vë buzëkuq dhe pudër portokalli në mollëza, diçka që s’mund ta kishte bërë kurrë në atdheun e saj, Korenë e Veriut.

“Buzëkuqi i kuq është i ndaluar në Korenë e Veriut. E kuqja përfaqëson kapitalizmin,” thotë ajo.

Kang tani jeton në Seul, në Korenë e Jugut. 22 vjeçarja u arratis në 2015, për tu larguar nga një regjim që shtypte lirinë e saj personale, që nga veshjet e deri të mënyra si kapte flokët.

Në Korenë e Veriut pranohen vetëm ngjyrat e lehta të buzëkuqit dhe flokët e gjata duhet të kapen në gërshetë.
Kang ecte në rrugica, për të shmangur ‘policinë e modës’ në rrugët kryesore.

Veshjet e fundeve të shkurtëra, këmishave me fjalë në anglisht apo xhinsave dënohen me gjoba, turpërime në publik apo dënime të dhunshme.

Pavarësisht se Kang jetonte në një nga shtetet më shtypëse të botës, ajo thotë se ishte e mundur të ndiqje trendet, nëse dije ku të kërkoje.

Tregu i zi është zgjidhja për çdo njeri që kupton se nuk mund të mbijetojë me racionet që shteti ofron. Aty shiten produkte që nga frut, rroba deri te pajisjet shtëpiake. Shumë prej tyre shesin gjëra të nevojshme si ushqimet, por ka edhe elemente të jashtëligjshëm, si filma të huaj në DVD, muzikë dhe makeup.

Kang shprehet: “Për mua, bukuria është liri. Unë tani kam pronësi mbi bukurinë time.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco