Vuani nga pagjumësia? 'Hoteli i gjumit' ju shpëton.

Vuani nga pagjumësia? 'Hoteli i gjumit' ju shpëton.

11:48, 10/03/2020
A+ Aa A-

Shumë njerëz vuajnë nga pagjumësia dhe ky hotel e ka marrë shumë parasysh këtë.

Ai u hap muajin e kaluar në Londër dhe vetë-cilësohet si një ‘hotel gjumi’. Ai u dizenjua me ndihmën e Dr. Nil Stenli. Ai dha këshilla për ndërtimin e dhomave ideale për një gjumë perfekt.

Ai këshilloi: “Shumica e hoteleve shpenzojnë më shumë për një televizor gjigant se sa për një dyshek cilësor dhe izolimin e dhomave. Të dyja këto bëjnë një diferencë të madhe për një gjumë të mirë. Hotelet e kanë neglizhuar idenë se njerëzit vijnë në hoyele se nuk mund të shkojnë në shtëpi.”

 Kompania pretendon se çdo gjë në hotel është dezinjuar për një gjumë më të mirë, duke filluar që nga zona publike me ndriçim të ulët, jastëkë të rehatshëm e deri tek izolimi i dhomave.

Dhomat nuk kanë ndriçim natyral dhe janë të pajisura me pastrues ajri kundër alergjive të ndryshme.

Kjo duket si një parajsë për personat që vuajnë nga pagjumësia, por dhe për ata që nuk kanë gjetur qetësi në hotelet e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco