Lajmi shokues! Dy shoqet e ngushta zbulojnë se janë motra

Lajmi shokues! Dy shoqet e ngushta zbulojnë se janë motra

15:13, 09/03/2020
A+ Aa A-

Shoqet e ngushta Ashli Tomas dhe Latoja Uimberli kanë shumë të përbashkëta.

Kur ishin fëmijë, ato kishin të dyja të çara në dhëmbët e parë, mollëza të ngritura dhe të njëjtën ngjyrë lëkurë.

Nga muzika te moda, ato ndanin shumë interesa të përbashkëta. Njëherë ato ishin të lidhura me dy vëllezër.

Ato u takuan në një festë ditëlindje në vititn 2004, kur ishin të vogla dhe 17 vjet më vonë ende janë të pandara.

Në shkurt ato mësuan lajmin shokues. Ato ishin motra biologjike.  

Vajzat thonë se ky ishte një puzzle që ato e mësuan pak nga pak. Një foto, ku shfaqej babai i Ashlit, u njoh nga një e afërme e Latoja. Ajo tha se ai kishte qënë i lidhur me mamanë e saj.

Kur e pyetën të atin ai e konfirmoi këtë gjë. Duke qënë se Latoja nuk e njihte të atin, vajzat filluan të dyshonin.

Për ta marrë vesh të tre ata vendosën të bëjnë një test ADN-je. Siç u kuptua, të dyja ato ishin vajzat e tij, por asnjëri nuk kishte qënë në dijeni të këtij fakti, pasi nëna e Latoja kishte ndërruar jetë vite më parë.

Tani të tre ata po mundohen të mësohen me situatën e re dhe të kalojnë sa më shumë kohë me njëri-tjetrin.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco