Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Eksperienca mahnitëse/ Flini me elefantët në dhomën e xhamtë

Eksperienca mahnitëse/ Flini me elefantët në dhomën e xhamtë

13:51, 09/03/2020
A+ Aa A-

Në kampin Anantara Golden Triangle Elephant Camp & Resort's, në Tailandë, do të keni mundësinë të përjetoni një eksperiencë të jashtëzakonshme. Mund të flini pranë elefantëve dhe të kaloni kohën me ta.

Në dy globe të mëdha dhe të qelqtë, të dekoruar si dhoma, ju mund të qëndroni dhe të shihni nga afër elefantët, në gjithë madhështinë e tyre. Ata ndodhen pranë 3 elefantëve të shpëtuar.

Klientët mund të shohin elefantët femra, teksa luajnë me lodrat e vendosura nga kompleksi, që varen nga degë pemësh.

Elefantet ndodhen gati gjithmonë pranë dy globeve, pasi aty ndodhen dhe sasi të mëdha me kallam sheqeri.

Kjo eksperiencë kaq fantastike përfitohet për një çmim prej 563 dollarë për çift. Oferta e plotë të ofron transportin nga hoteli pas perëndimit të diellit, një piknik pranë elefantëve dhe qëndrimin në dhomën e qelqtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco