Shokon historia e babait/ Ja si spiunonte të bijën

Shokon historia e babait/ Ja si spiunonte të bijën

13:01, 09/03/2020
A+ Aa A-

Një baba ka shokuar rrjetin me taktikat që ai përdor për të spiunuar fëmijët e tij.

Ai tregon se vajza e tij 16 vjeçare ka një telefon, për të cilin ai ka vënë disa rregulla si duhet t’i përgjigjet gjithmonë atij, të mos përdor kurrë rënien e baterisë si justifikim dhe të mos fikë GPS-in.

Por asnjë nga këto metoda nuk është ajo që ai quan si ‘planin e tij sekret’.

Ai pranon se ka një version më të vjetër iPhone që ajo nuk e di që e përdor si telefon emergjence. Ai e fsheh atë në makinën e vajzës së tij dhe e lë silent. Është gjithmonë i karikuar kështu që ai mund të ndjeki vajzën e tij kudo që shkon.

Babai tregon se plani i tij ka rezultuar i suksesshëm, pasi një natë, kur vajza i kishte thënë që do të shkonte te shoqja, GPS në telefonin e saj rezultonte atje, ndërsa telefoni i vjetër në një zonë me shumë klube.

Plani i tij doli me sukses, por kur e postoi historinë e tij online, gjithcka që ai mori ishin fyerje dhe kritika për faktin që ai kishte dhunuar privatësinë e vajzës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco