Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Miliona përdoruesë Android në rrezik, pajisja nuk ofron më siguri

Miliona përdoruesë Android në rrezik, pajisja nuk ofron më siguri

13:02, 06/03/2020
A+ Aa A-

Më shumë se 1000 milionë telefona dhe tablete Android janë të aksesueshëm nga hackers, pasi nuk kanë më opsionin për rifreskimet e sigurisë, thonë kërkimet e fundit.

Telefonat më në rrezik janë ata që kanë një Android 4 apo më të vjetër, por gjithashtu dhe pajisjet Android 7.0 që nuk mund të rifreskohen.

“Është shumë shqetësuese që pajisje të shtrenjta Android kanë një jetagjatësi kaq të shkurtër, para se të humbin sigurinë duke lënë miliona përdoruesë të përballen me pasoja serioze,” tha redaktorja e ‘Which?’, Kate Bevan.

Çdo individ që zotëron një Android të vitit 2012 apo më të hershëm, ku përfshihen modele të famshme si Samsung Galaxy S3 dhe Sony Xperia S, është në rrezik të hakohet dhe përdoruesit duhet të jenë tejet të shqetësuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco