‘Gruaja më tradhtoi me djalin, i dëgjova duke e bërë...’

‘Gruaja më tradhtoi me djalin, i dëgjova duke e bërë...’

19:01, 05/03/2020
A+ Aa A-

Kjo është një histori tjetër që po mban pezull Rusinë.

Marina Balmashova, një influencere në Instagram, jetoi me bashkëshortin e saj, Alexey Shavyrin për dhjetë vite, përpara se martesa e tyre të përfundonte në divorc. 35-vjeçarja, me origjinë nga rajoni i Krasnodar Krai, së fundmi tregoi se në jetën e saj ka hyrë një tjetër mashkull- ai është djali 20-vjeçar i ish-bashkëshortit dhe quhet Vladimir.

Ish-bashkëshorti i saj 45-vjeçar ka folur për një program të njohur televiziv. Ai ka rrëfyer për publikun se e ka dëgjuar të shoqen duke bërë seks me të birin.

“Një natë nuk po më zinte gjumi, kur i dëgjova ata duke bërë seks”. “Atëherë e kuptova se Marina po më tradhtonte me djalin tim. Pas pak minutash, ajo zbriti poshtë, hyri në krevat pranë meje dhe unë nuk i thashë asgjë atë natë”.

Ai nuk dinte si të vepronte. Por kur u përball me të shoqen, kjo e fundit i tha se nuk e kishte dashur kurrë dhe se nuk kishin qenë kurrë të afërt.

Marina që ka shumë ndjekës në Instagram, megjithatë thotë se marrëdhënia me të birin e tij nuk ka nisur pa u ndarë zyrtarisht. Marina, e cila dikur ka qenë shumë e shëndoshë, por tani është dobësuar, thotë se ndjehet shumë më e re me Vladimirin. “Ai më bën të lumtur,” tha ajo.

Por Alexey thotë se ajo po përdor të njëjtën skemë që përdori me të. “Edhe mua kështu më joshi. Isha i martuar dhe me dy fëmijë. Ajo më ndau nga familja”.

Çifti adoptoi pesë fëmijë teksa ishin bashkë. Pas divorcit, asaj iu hoq e drejta prindërore. Fëmijët janë me babanë adoptues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco