Djali 3 vjeç me sëmundjen e rrallë shërohet kur qeni i prek dorën

Djali 3 vjeç me sëmundjen e rrallë shërohet kur qeni i prek dorën

14:48, 05/03/2020
A+ Aa A-

Oskar Haskell ishte nën kujdes mjekësor intensiv, pasi vuante nga një sëmundje e rrallë e trurit.

Doktorët i thanë mamasë së 3 vjeçarit që të përgatitej për më të keqen, teksa djali po përkeqësohej shumë shpejt dhe trupi i tij nuk përgjigjej. Ajo thotë:

“Ne nuk po prisnim që ai të shërohej. Trupi i tij nuk përgjigjej dhe ritmet e zemrës ishin tmerrësisht të larta. I kishin vënë 26 tuba dhe mbahej gjallë nga makineritë.”

Por më pas mjekët menduan për një trajtim tjetër për djaloshin; qenin Leo.

“Doktorët më pyetën nëse do të isha dakord me këtë trajtim. U shokova, por pranova. Gjithmonë i kisha thënë djalit që do t’i merrja një qenush.”

Qeni u vendos pranë djaloshit, me putrëne tij mbi dorën e Oskar-it.

Mamaja tregon për momentet prekëse: “Në ato momente ritmet e zemrës së tij u ulën. Mjekët filluan të qanin, ishte një mrekulli. Ai nuk kishte lëvizur prej kohësh dhe tani ai buzëqeshi.”

Që nga takimi me qenushin Leo, Oskar është përmirësuar ditë pas dite dhe të dy kanë krijaur një lidhje shumë të veçantë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco