Zbulohet albumi i bërë me lëkurë njeriu në Gjermaninë naziste, koleksionuesi e dalloi nga 'tatuazhi, qimet e njeriut dhe era e tmerrshme'

Zbulohet albumi i bërë me lëkurë njeriu në Gjermaninë naziste, koleksionuesi e dalloi nga 'tatuazhi, qimet e njeriut dhe era e tmerrshme'

13:53, 05/03/2020
A+ Aa A-

Një album fotosh i bërë gjat Luftës së Dytë Botërore me lëkurën e viktimave të kapmeve anziste është gjetur në një dyqan antikuarësh në Poloni.

Albumi është dorëzuar në muzeun memorial për Auschwitz-in, pasi blerësi vuri re se pjesa e jashtme e albumit kishte ‘një tatuazh, qime njeriu dhe një erë të tmerrshme’.

Ekspertët e muzeumeve kanë analizuar kapakun e albumit dhe lidhjen e tij dhe thonë se është e mundur që lëkura është marrë nga një i burgosur i vrarë në kampin e përqëndrimit Buchenwald, Gjermani.

Buchenwald ishte kampi i parë i përqëndrimit i hapur në Gjermani. Ai u ngrit në 1937 dhe u bë famëkeq për ekzekutimet, eksperimentet, kushtet çnjerëzore dhe rojet e pashpirtë.

Ndër ta përmendet Isle Koch, gruaja e komandantit të kampit Karl-Otto Koch. Ajo thuhet se mbante të burgosur me tatuazhe të bukur, të cilët i vriste dhe lëkurat e tyre i përdorte për veshjen e shtëpisë.

Ajo kishte llampa, libra, albume, mbulesa tavoline të bërë prej lëkure njeriu dhe pëdorte gishta si çelës drite.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco