Shkencëtarët amerikanë bëjnë zbulimin kolosal, editojnë ADN-në e pacientit në operim

Shkencëtarët amerikanë bëjnë zbulimin kolosal, editojnë ADN-në e pacientit në operim

11:40, 05/03/2020
A+ Aa A-

Shkencëtarët thonë se kanë përdorur një pajisje për editimin e gjeneve brenda trupit të njeriut për herë të parë, duke hapur kështu një rrugë të re në përpjekje për operimet në ADN.

Një pacient iu nënshtrua kësaj procedure në Casey Eye Institute at Oregon Health & Science University në Portland për një formë të trashëguar verbimi, siç lajmëruan ditën e djeshme kompanitë e përfshira.

Mund të duhet deri në një muaj që të kuptohet nëse shikimi është rikthyer.

Nëse operacioni tregon se ka dalë me sukses dhe është i sigurt, doktorët planifikojnë ta testojnë në 18 fëmijë dhe të rritur.

“Ne kemi mundësinë tu kthejmë shikimin të verbërve,” tha Charles Albright, një nga shkencëtarët e përfshirë. “Kjo hap një rrugë krejt të re në mjekësi.’

Por procesi hap shumë debate etike, pasi u jep mundësinë doktorëve të ndryshojnë ADN-në e fetuseve. Kjo fillimisht nis me idenë për të trajtuar sëmundjet, por mund të ketë ndikim shumë negativ mbi shoqërinë.

Ndryshimet e bëra në ADN-në e embrioneve trashëgohen dhe në brezat pasardhës në ndryshim me rastet kur trajtohen të rriturit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco