Mundësia juaj për tu bërë astronaut! NASA hap aplikimet për udhëtimet në Hënë e Mars

Mundësia juaj për tu bërë astronaut! NASA hap aplikimet për udhëtimet në Hënë e Mars

13:30, 04/03/2020
A+ Aa A-

NASA ka hapur aplikimet për brezin e ri të astronautëve që do të udhëtojnë në Hënë dhe Mars.

Të interesuarit kanë kohë deri në fund të këtij muaji për të dorëzuar aplikimin e tyre në agjencinë hapësinore të SHBA.

Astronautët e rinj do të kalojnë një trajnim 2 vjeçar dhe një periudhë vlerësimi ku duhet të kalojnë disa teste fizike, për tu bërë pjesë e programit Artemis.

Për herë të parë në historinë e saj 61 vjeçare, NASA i ka kërkuar astronautëve të ardhshëm të kenë master në një fushë si matematika apo shkencat kompjuterike.  

Agjencia hapësinore po përgatitet të dërgojë gruan e parë në Hënë nëpërmjet programit Artemis 2024.

Sipas NASA-s, eksplorimi i Hënës gjatë kësaj dekade do të përgatisë përfundimisht dërgimin e njeriut në Mars, në dekadën që vjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco