Asteroidi gjigant hyn muajin që vjen në orbitën e Tokës, NASA: 'Nuk do të na godasë'

Asteroidi gjigant hyn muajin që vjen në orbitën e Tokës, NASA: 'Nuk do të na godasë'

12:53, 04/03/2020
A+ Aa A-

Në 29 prill një asteroid që besohet të jetë nga 1.7 në 4 km i gjërë do të fluturojë në orbitën e Tokës.
Fatmirësisht nuk do të prekë planetin tonë. Nëse kjo do të ndodhte, sipas NASA-s, asteroidi do të shkaktonte efekte globale.

Asteroidi quhet 52768 (1998 OR2) dhe u zbulua për herë të parë në 1998. Ai do të lëvizë me një shpejtësi prej afro 6 milionë km/orë.

Kjo pritet të ndodhë të mërkurën, më 29 prill, në orën 4:56 të mëngjesit, sipas NASA-s.

Asteroidi fillimisht u klasifikua si një objekt i rrezikshëm, duke qënë se hyn në orbitën e Tokës, por nuk është në listën që NASA ka për eventet me ndikim në Tokë që pritet të ndodhin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco