Shokuese/Policia gjen një aligator të rritur në bodrumin e një shtëpie

Shokuese/Policia gjen një aligator të rritur në bodrumin e një shtëpie

14:14, 03/03/2020
A+ Aa A-

Disa njerëz kanë merimanga në bodrumet e tyre. Disa të tjerë ndoshta edhe minj.

Por bodrumi i kësaj gruaje nga Ohio ia kalon të gjithëve.

Policët morën një telefonatë anonime që i dërgoi në shtëpinë e saj javën e kaluar. Kur shkuan atje, ata zbuluan një aligator plotësisht të rritur, 1 metër e gjysmë.

“Kurrë nuk kam parë diçka të tillë në 17 vjet që punoj në departament,” tha shefi i policisë Darell Breneman për CNN.

Pronarja tha se ishte i biri i saj që e bleu aligatorin në një treg reptilësh, 25 vjet më parë. Ata e mbajtën në bodrum që atëherë, raporton policia.

Aligatori më pas u mor nga policia për tu dërguar në departamentin e agrikulturës në Ohio, ku u tha se ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Aligatorët janë të ndaluar në Ohio, së bashku me hienat, luanët, tigrat, arinjtë dhe kafshë të tjerë të egra. Zyrtarë të jetës së egër do ta çojnë kafshën në një kopsht kafshësh në Myrtle Beach, Kaliforni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco