Fëmijët ankoheshin për një fantazëm, mamaja zbulon burrin që u futej në shtëpi

Fëmijët ankoheshin për një fantazëm, mamaja zbulon burrin që u futej në shtëpi

13:59, 03/03/2020
A+ Aa A-

Një mama, fëmijët e së cilës ankoheshin për një fantazëm në shtëpinë e tyre, tregon se si zbuloi se komshiu i saj hynte nga dritarja e dhomës së vajzës.

Lea Mçaë, 31 vjeç, nga Liverpuli, tregon se jeta në familje u bë e padurueshme, pasi tre fëmijët e tmerrruar thonin vazhdimisht se kishin barrë një ‘fantazëm’ në katin e dytë.

Pas muajve të tillë, Lea ishte vetëm në shtëpi, kur zbuloi burrin në shtëpinë e saj. Ajo vrapoi dhe telefonoi policinë.

U deshën javë që policia të arresonte Peter Hornby-n, 29 vjeçar, djalin e fqinjes së Leas.

Lea tregon se jeta, pas ndarjes nga i shoqi, nuk ishte e lehtë. “Jeta si një mama beqare nuk është e lehtë, por isha e vendosur që gjithçka të funksiononte. Gjeta një shtëpi të bukur për mua dhe 3 fëmijët e mi, ngjitur me një grua të moshuar të ëmbël.”

Gruaja jetonte vetëm dhe Lea shprehet se ajo ishte mjaft miqësore.

“Dëgjoja ndonjëherë zhurma nga shtëpia e saj apo televizorin edhe pse e kisha parë të dilte,” thotë Lea.

Më pas fëmijët e saj filluan të ankohen se kishin parë një burrë pranë dritares apo nëpër shtëpi. Ata kishin frikë dhe të shkonin në tualet vetëm.

Por nëj ditë, teksa ishte evtëm në shtëpi, mamaja u gjet përballë burrit ‘fantazëm’, i cili u mundua t’i mbyllte gojën, por ajo ia doli të vraponte dhe të merrte policinë.

Pas disa javëve policia arrestoi djalin e të së moshuarës, i cili kishte përdorur dritaren e vazjës së vogël për tu futur në shtëpi.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco