Pasaporta më e fuqishme e botës ndryshon look

Pasaporta më e fuqishme e botës ndryshon look

12:21, 03/03/2020
A+ Aa A-

Më herët këtë vit, Henley Passport Index, organizata që mat periodikisht pasaportat më të fuqishme të botës, publikoi raportin e parë për dekadën e re.

Japonia ishte në krye të klasifikimeve, me pasaportat e saja që ofrojnë akses pa nevojën e një vize, apo marrjen e një vize me mbërritjen në destinacion, për 191 vende në botë.

Kjo pasaportë kaq e fuqishme do të ndryshohet për të gjithë ata që kanë aplikuar pas 4 shkurtit.

Në faqet e brendshme të saj do të shfaqen vepra arti nga Katsushika Hokusai.

Pamjet me shumë detaje janë zgjedhur jo vetëm për vështirësinë që shfaqin për falsifikuesit, por edhe për të prezantuar kulturën japoneze ndaj të tjerëve.

Ministria e jashtme e ka vendosur këtë që para 4 vitesh, por po e aplikon tani që do të zhvillohen Lojërat Olimpike japoneze dhe shumë individë nga vende të ndryshme do të mudn të bien në kontakt me pasaportat e reja dhe kësisoj kulturën japoneze.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco