Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Mamaja kërkon 'të ndryshojë' ditëlindjen e djalit, bie në një datë të papërshtatshme

Mamaja kërkon 'të ndryshojë' ditëlindjen e djalit, bie në një datë të papërshtatshme

14:34, 02/03/2020
A+ Aa A-

Një mama është përballur me një dilemë, të cilën e ka ndarë me përdorues të rrjeteve sociale, në përpjekje për të gjetur një zgjedhje.

Kjo për shkak të ditëlindjes së djalit të saj, e cila bie në një datë ‘të papërshtatshme’. Djali e ka ditëlindjen në 26 dhjetor, por për shkak të traditave familjare gjatë festës së krishtlindjeve, ditëlindja e tij nuk festohet si duhet.

Gruja tha se nuk e kishin pasur këtë problem deri vjet, kur festa nuk u realizua dot pasi gjithçka ishte mbyllur për krishtlindje.

Moti gjithashtu nuk është i mirë dhe familja për më tepër shkon te gjyshërit për krishtlindje. Për këtë arsye ajo mendon ta bëjë 28 dhjetorin ditëlindjen e djalit  vjeçar që tani e tutje.

Në rrjete sociale ajo gjeti mjaft mbështetëse, por dhe shumë mama të tjera që e quanin idenë e saj si tejet të pashëndetshme për fëmijën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco