Tronditet punonjësi i bashkisë, gjen dy fëmijë në koshin e plehrave

Tronditet punonjësi i bashkisë, gjen dy fëmijë në koshin e plehrave

13:35, 02/03/2020
A+ Aa A-

Një punonjës bashkie u trondit kur gjeti dy fëmijë të fshehur në një kosh plehrash, pak minuta para se ai të zbrasej në prerësen e plehrave.

Dejv Pajn, i cili ka 16 vjet që punon si shoferi i një kamioni plehrash, tregon se si gjeti dy fëmijë në gjumë në koshin e plehrave.

65 vjeçari tregon se ka parë shumë njerëz që i përdorin koshat për të fjetur apo për tu mbrojtur.

“Unë isha duke zbrasur koshat, por kisha një parandjenjë të keqe. Kisha një ndjesi që më thoshte se diçka nuk ishte siç duhej, kështu që kontrollova koshat. Brenda ishin një vajzë dhe një djalë, rreth 9 ose 10 vjeç. Unë i zgjova, por ata vrapuan të trembur.”

Të paktën 7 veta kanë vdekur në 5 vitet e fundit, pasi kanë fjetur në kosha, sipas një ekzekutivi të shëndetit dhe mbrojtjes.

Punonjës të bashkisë tregojnë se nga prilli në dhjetor të 2019-ës kanë përjetuar 109 raste të tilla, ku njerëzit janë gjetur në momentet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco