Kitara, dikur pronë e Xhorxh Harrison, kap vlerën 400.000 paundë

Kitara, dikur pronë e Xhorxh Harrison, kap vlerën 400.000 paundë

12:47, 02/03/2020
A+ Aa A-

Një ish muzikant u mahnit, kur mësoi se kitara e tij, dikur pronë e Xhon Lenon dhe Xhorxh Harrison, kishte një vlerë prej 400.000 paundë.

Pronari i saj thotë se iu dha kjo kitarë pasi ai dinte t’i binte më mirë edhe se Harrison. Ai dikur regjistronte për Handmade Films, kompaninë ku Harrison ishte bashkëpronar.

Në fund të një regjistrimi, Harrison i kërkoi atij, të identifikuar si Rei, të luante në një kitarë ‘të çuditshme’. Rei tregon se ajo kitarë më pas iu dhurua, pasi iu tha se luante më mirë në të se ish pronari Xhorxh Harrison.

Ai thotë: “Është një vegël vërtetë e çuditshme për tu luajtur. Unë luajta vetëm pak nota dhe Harrison më tha ‘Po, ti po luan në të më mirë se unë. Pse s’e mban?’

Eksperti Xhon Badli thotë: “ Besoj se është gjëja më e shtrenjtë që kam parë ndonjëherë.”

Pronari tregon se u mahnit nga vlera e kitarës dhe ende luan në të rregullisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco