Modelja bën tattoo sytë, rrezikon të humb shikimin

Modelja bën tattoo sytë, rrezikon të humb shikimin

15:25, 27/02/2020
A+ Aa A-

Një modele është lënë pothuajse e verbër, pasi bëri tattoo brendinë e syve.

Aleksandra Sadovska, 25 vjeç, nuk shikon më nga syri i djathtë dhe po humbet shikimin edhe nga i majti. Modelja, që e bëri tatuazhin në Varshavë, Poloni, sepse donte të dukej si muzikanti i saj i preferuar, lyu me bojë të zezë pjesën e bardhë të syve.

Artisti që e bëri këtë procedurë përballet me deri në 3 vjet burg.

Aleksandrës iu tha në fillim se dhimbja që ndiente ishte normale, por tani sipas mjekëve nuk ka më asnjë mundësi që shikimi i saj të kthehet.

Ajo thotë: “Dëmi tani është shumë i madh për tu riparuar, por unë nuk do të mbyllem në shtëpi dhe të qaj për këtë. Jam e trishtuar, por jeta vazhdon.”

Boja e përdorur ishte e përshtatshme vetëm për lëkurën dhe jo për brendinë e syve.

Hetimi për artistin që bëri procedurën ende vazhdon.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco