Burri plot me opinione, prej 42 vitesh i shkruan çdo ditë letra gazetës

Burri plot me opinione, prej 42 vitesh i shkruan çdo ditë letra gazetës

12:08, 27/02/2020
A+ Aa A-

Berni Karol, 70 vjeç, është burri me më shumë opinione në Britani. Çdo ditë, për 42 vjet, ai ka dërguar letra për gazetën lokale.

Gazeta Liverpool Echo ka dëgjuar prej tij që në vitin 1978, kur ai dërgoi letrën e tij të parë, ku tallte këshillin për diçka që nuk e mban mend.

Ai tashmë ka çuar më shumë se 15.000 letra në redaksi.
E gjitha filloi si një mënyrë për Bernin që të shfrynte për këshillin militant të viteve 70-80. Por me kalimin e viteve nuk ka asnjë temë, për të cilën ai nuk ka shprehur mendimin e tij.

Ai ka shkruar letra për tema që nga buxheti i shtetit e deri te jashtëqitjet e qenëve.

Berni shprehet: “E di që letrat e mia nuk do të sjellin ndonjë ndryshim real, por është një mënyrë për të shfryrë inatin tim.”
Letrat e tij janë kryesisht kritikuese, por dhe me shumë humor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco