Gazetari bën të gjithë për të qeshur, hap filtrat e Facebook në transmetim live

Gazetari bën të gjithë për të qeshur, hap filtrat e Facebook në transmetim live

11:59, 26/02/2020
A+ Aa A-

Gazetari Xhastin Hinton po raportonte mbi ‘borën e parë të këtij viti’ në Karolinën e Veriut. Ai mendonte se gjithçka po shkonte mirë, deri në momentin kur u afrua për të parë komentet e shikuesëve të tij.
Të gjithë ata po qeshnin dhe po bënin shaka me fytyrën e tij.
Arsyeja? Gazetari kishte aktivizuar padashur filtrat e Facebook.

Teksa ai këshillonte njerëzit të bënin kujdes nga moti, fytyra e tij merrte formën e një maceje, helmete, magjistari dhe një personi me elektrik dore poshtë nofullës.

Fatmirësisht, Xhastin e mori këtë situatë me të qeshur dhe iu bashkua komentuesëve të tij në shaka.

Ai thotë: “Nëse nuk mundeni të qeshni me veten, ku qëndron kuptimi i shakave? Shpresoj të jeni kënaqur me borën e sotme dhe kujtohuni të qeshni!”

Xhastin u mbështet edhe më shumë pas përgjigjies së tij gazmore.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco