Njihuni me mamanën që pastron shtëpitë e të tjerëve nudo

Njihuni me mamanën që pastron shtëpitë e të tjerëve nudo

13:20, 25/02/2020
A+ Aa A-

Një mama e tre fëmijëve tani fiton 95 paundë në orë duke pastruar shtëpitë e të panjohurëve plotësisht lakuriq.

Kler O’Konor, 35 vjeç, dikur punonte si pastruese në një hotel, por ajo e la punën e saj menjëherë për të nisur kompaninë e pastrimit ‘Fantasy Clean’.

Tani ajo pastron shtëpitë e të tjerëve nudo apo me të brendshme, por ka disa rregulla shumë strikte.

Ajo thotë: “Nuk lejohen prekjet, fotot apo gjërat ekstra. Unë thjesht shkoj, pastroj dhe iki.”

Përpara se ta pranojë ofertën ajo bën një kontroll të detajuar për klientin.

Çmimet e shërbimeve të saj variojnë. Kushton 95 paundë ora nëse ajo është plotësisht e zhveshur, 85 paundë nëse vesh vetëm mbathje dhe 75 nëse vesh të brendshme apo një kostum si pastrueset seksi franceze.

Burri i saj, Robi, 39 vjeç, nuk besonte se ajo e kishte seriozisht në fillim, por tani është në rregull me këtë.

Ajo e reklamon biznesin e saj në Facebook dhe pavarësisht se ka shumë njerëz që janë krenarë me arritjet e saj, të tjerë mendojnë që ky biznes nuk duhet të jetë i ligjshëm.

Kler gjithsesi shpreson ta rrisë biznesin e saj dhe të punësojë pastruesë femra dhe meshkuj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco