Zbulohet krijesa 'aliene' në bregdetin australian

Zbulohet krijesa 'aliene' në bregdetin australian

12:42, 25/02/2020
A+ Aa A-

Një krijesë që duket si të ishte aliene u gjet në bregun e një plazhi të famshëm në Australi.

Një burrë shpërndau foton e krijesës në Facebook duke kërkuar ndihmën e ndjekësve të tij për ta identifikuar kafshën e çuditshme.

Shumë përdorues të tjerë të rrjetit social hasën të njëjtat vështirësi në identifikimin e saj.
Por sot një person shkroi: “Mos e prek- ajo është një vrasëse qensh.”

U zbulua që krijesa e çuditshme ka një helm lejla, i cili është shumë i dëmshëm për qentë.

Kjo krijesë deti e prodhon helmin, kur ndihet e kërcënuar, si një mekanizëm mbrojtje.

Profesor Kulum Braun, i departamentit të shkencave biologjike në universitetin e Sidneit, tha për Yahoo News: “ Ato janë mesatarisht toksike, në varësi të llojit të algave që kanë ngrënë.”

Nëse një qen lëpin apo ha një krijesë të tillë, do të shfaqen jargë të shumta, spazma muskulare, të vjella, dridhje dhe mund të çoj deri në vdekje. Njihen rreth 23 specie të kësaj krijese dhe më të rriturat peshojnë deri në 14 kg.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco