Japonezët krijojnë robotin e aftë të ndjejë dhimbje

Japonezët krijojnë robotin e aftë të ndjejë dhimbje

14:13, 23/02/2020
A+ Aa A-

Shkencëtarët japonezë kanë krijuar një robot të ngjashëm me një fëmi, të aftë ‘të ndjejë dhimbje’.

Grupi i shkencëatrëve nga universiteti i Osakas, me në krye Profesor Minoru Asada, thonë se një e ardhme, ku njerëzit do të bashkëjetojnë me robotët është e afërt.

Robotët e ngjashëm me qeniet e gjlla nuk janë diçka e re, por ky zhvillim tenton krijimin e një makinerie të aftë për të ndjerë dhimbje.

Roboti me emër ‘Affetto’ është një kokë e ngjashme me atë të njeriut me një sensor të brendshëm për dhimbjen. Ai mund të dallojë ndryshimin mes një prekje të butë dhe një gjuajtje të fortë, duke dhënë dhe reagimin përkatës me mimikën e tij.

Affetto tani i përgjigjet ngarkesave elektrike, të ndodhura në lëkurën e tij sintetike dhe shfaq ‘dhimbje’.

Profesor Asada shprehet: “Ne po vendosim një sistem që ndjen dhimbjen dhe prekjet që ta bëjmë robotin të ndjejë , në mënyrë që të kuptojë dhimbjet te të tjerët. Nëse kjo është e mundur, ne duam të shohim nëse empatia dhe morali mund të ndryshojnë. Ne kërkojmë të ndërtojmë një shoqëri simbiotike me robotët dhe një robot empatik është hapi i parë drejt kësaj.”

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco