Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Djali mbante në apartament tabelë me perzervativë të përdorur, tmerrohet e ftuara

Djali mbante në apartament tabelë me perzervativë të përdorur, tmerrohet e ftuara

13:43, 21/02/2020
A+ Aa A-

Një djalë është cilësuar si ‘i shpifur, i frikshëm dhe i poshtër’, pasi shoku i tij i dhomës postoi një foto në internet të një tabele që ai përdorte për të mbajtur shënim numrin e femrave me të cilat ai kishte bërë seks.

Shoku i dhomës thotë se ai jeton me 3 miq nga universiteti dhe kohët e fundit kishte ftuar një vajzë në shtëpi për të parë filma. Ai tregon se ishte shumë i gëzuar nga kjo dhe pastroi paraprakisht apartamentin. Kjo do të thoshte edhe heqjen e një tabele që shoku i tij ka krijuar.

Ajo është një tabelë e madhe ku ai var perezervativët e përdorur, për të treguar sa herë ka bërë seks.  Këtë tabelë ai e varte në dhomën e ndenjies dhe nuk i dëgjonte shokët e tij që kërkonin që ai ta hiqte atë, duke thënë se ai i kishte larë dhe tharë perzervativët para se t’i varte aty.

Kur vajza që ai kishte ftuar erdhi, tabela kishte shkuar sërish në vendin e mëparshëm. Djali thotë:

“Ajo dukej shumë jo rehat dhe nuk ndejti as për të parë filmin. Kur ajo iku e mora tabelën, e copëtova dhe e hodha në kosh.”

Këtë djali e tregon në Reddit, ku dhe u komentua shumë. Të gjithë ishin të një mendimi, që tabela ishte diçka shumë e shpifur dhe poshtëruese për femrat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco