Mamasë i thonë të largohet nga shtëpia, pasi postoi foton e frikshme

Mamasë i thonë të largohet nga shtëpia, pasi postoi foton e frikshme

13:33, 20/02/2020
A+ Aa A-

Pasi u shpërngul në një shtëpi të re, Tejlor An, po mundohej ta bënte vendin sa më të përshtatshëm për familjen e saj, por kishte diçka që e shqetësonte.

Në dhomën e vajzës së saj, në mes të një muri, ishte një derë e çuditshme druri. Dera të çon në çati dhe mamaja nuk dinte çfarë të bënte, për të mbuluar pamjen. Kështu që ajo iu kthye rrjeteve sociale për ndihmë, por nuk ishte e përgatitur për përgjigjien që mori.

Më shumë se 1300 njerëz komentuan në foton e postuar dhe shumica prej tyre e këshilluan të ikte menjëherë nga ajo shtëpi, pasi dera ngjante si e dalë nga ferri.

Të paktë ishin ata që i dhanë këshilla të vlefshme si lyerja e derës, pasi pjesa më e madhe ishin tejet të frikësuar nga dera që u kujtonte filma horror.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco