Vajza shpenzon 20.000 paundë për të mbuluar gjithë trupin në tatuazhe, duke përfshirë dhe sytë

Vajza shpenzon 20.000 paundë për të mbuluar gjithë trupin në tatuazhe, duke përfshirë dhe sytë

12:08, 20/02/2020
A+ Aa A-

Amber Briana Luk ndaloi së i numëruari tatuazhet e saj kur arriti 150, por mendon që ka bërë edhe të paktën 100 të tjera që atëherë. Ato përfshijnë lule, kafka, kafshë dhe shkrime.

24 vjeçarja ka shpenzuar më shumë se 20.000 paundë duke mbuluar të gjithë trupin e saj me tatuazhe, duke përfshirë edhe ndërrimin e ngjyrës së syve në blu.

Ajo e bëri tatuazhin e saj të parë në moshën 16 vjeçare, sepse donte të kuptonte se çafrë ndjesie do t’i jepte dhe u dashurua që në atë moment me të.

Gjithçka nisi nga një tatuazh me një shkrim dhe tani i gjithë trupi i saj është i mbuluar nga boja.

Amber thotë: “ Pasioni im u zhvillua kur isha 20 vjeç. Aty fillova të bëja shumë tatuazhe. Ndjesia që marr kur më bëjnë një tatuazh nuk krahasohet me asnjë tjetër. E ndjeja energjinë negative teksa më dilte nga trupi.“

Ajo gjithashtu e ka ndarë gjuhën e saj në dy pjesë. Tatuazhi më shokues i saj është ai që ka bërë në sy, për t’i kthyer në blu. 

Ajo thotë: “ Sytë më kanë bërë të përjetoj dhimbjen më të madhe që kam ndjerë ndonjëherë, por ia vlejti. Çdo mëngjes kur zgjohem më bën të lumtur sepse shoh sytë e mi dhe janë në ngjyrën time të preferuar.”

Dashuria e saj për tatuazhet lindi në një periudhë që ajo vuante me probleme si depresioni, ankthi dhe bipolariteti.

Ajo tregon se është ndjerë e vetmuar si fëmi, duke qënë fëmijë i vetëm dhe vetëm me mamanë, së cilës i duhej të punonte shumë për të mbijetuar.

Por gjithçka ndryshoi kur ajo arriti moshën 20 vjeçare. “Doja që të mos e urreja më veten. Depresioni ka luajtur një rol të madh në urrejtjen që kisha për veten,” tregon Amber. Në këtë periudhë jo të mirë për të ajo ka tentuar vetëvrasjen të paktën 15 herë.

Tani Amber thotë se ndihet shumë më mirë dhe poston shpesh foto në rrjete sociale, pasi dëshiron të frymëzojë të tjerët që të duan trupin e tyre.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco