Telefonat po na përgjojnë, ja si t'i ndalojmë

Telefonat po na përgjojnë, ja si t'i ndalojmë

12:46, 19/02/2020
A+ Aa A-

Nga Siri i Apple deri te Aleksa e Amazon, asistentët audiofonikë janë bërë një pjesë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme. Nëse e përdorni një të tillë, ju mund të shqetësoheni për regjistrimin e bisedave dhe ruajtjen e tyre.

Fatmirësisht për përdoruesit e Aleks-ës ka një zgjidhje shumë të lehtë për të dëgjuar dhe fshirë bisedat që ruhen.

Por gjithsesi përpara se t’i fshini ato duhet të kuptoni që me këtë veprim edhe eksperienca juaj me Aleks-ën nuk do të jetë më aq produktive, pasi ajo përdor bisedat e regjistruara për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të klientit.

Nëse jeni të sigurt se doni ta bëni këtë, ja si mundeni:

Hapni aplikacionin Alexa
Shkoni te menuja Settings
Selektoni Setting
Klikoni te Alexa Privacy dhe më pas zgjidhni një datë të caktuar
Klikoni mbi tekstin që doni të dëgjoni dhe më pas shtypni Play
Nëse doni ta fshini klikoni në kutinë boshe ngjitur me të dhe shtypni ‘Delete Selected Recordings’

Tani mund të jeni të sigurt se askush nuk ju përgjon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco