Modelja shtiret sikur është në Bali, bën foto në dyqan moblijesh

Modelja shtiret sikur është në Bali, bën foto në dyqan moblijesh

12:27, 19/02/2020
A+ Aa A-

Të gjithë ne do të donim të mund të bënim gati valixhet dhe të niseshim me pushime në Bali, por vetëm pak kanë luksin ta bëjnë këtë.

Shpesh bombardohemi nga foto të yjeve në rrjete sociale që jetojnë si në ëndrra, por a mund tu besojmë vërtetë atyre?

Një modele, shumë e famshme për kanalin e saj në Youtube, na kujton të mos fiksohemi me ato që shohim në Instagram me videon e saj të fundit.

Ajo ka ndarë foto të sajat për 314.000 ndjekësit e saj, duke i bërë ata të besojnë se ajo ishte me pushime në Bali. Por ajo që ata mësuan, kur panë videon e saj në Youtube i shokoi dhe i bëri të vënë në dyshim çdo foto në rrjete sociale.

Natalia Taylor tregoi në videon e saj se ajo nuk ishte larguar fare nga qyteti i saj dhe çdo foto ishte bërë në hipermarketin IKEA.

Së bashku me shokun e saj fotograf ajo shkoi në market dhe pozoi pranë mobiljeve, si të ishte në një hotel luksoz.

Në foto ajo la disa detaje, si etiketa e IKEA, për të ndihmuar ndjekësit e saj të kuptonin të vërtetën.

Shumica e ndjekësve s’e kuptuan mashtrimin dhe komentonin si të ishte ajo në Bali vërtetë.

Natalia shprehet: “Doja që tu kujtoja njerëzve që të mos besojnë gjithçka që shohin në internet dhe të mos ndihen xheloz për të tjerët.”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco